Një grua është gjendur pa shenja jete në banesën e sajë në rrugën “Ymer Berisha” në Klinë.
Vdekjen e sajë e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lajmin për Klina info e ka konfirmuar zëdhendësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Sipas këtij të fundit, sot rreth orës 09:20, është njoftuar Policia për një person pa shenja jete në banesën e sajë në rrugën “Ymer Berisha” në Klinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku.
Policia po vazhdon me hetimet në vendin e ngjarjes, lidhur me shkakun e vdekjes së gruas në fjalë/Klina info/