Protestuesit i janë afruar objektit të komunës në Zveçan, duke tentuar që të futen brenda në objekt.
Klan Kosova ka bërë të ditur se pas këtij tentimi, ata janë shpërndarë me gaz lotësjellës nga Policia e Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci ende nuk kanë dalë në punë.
Kujtojmë se nga ora 09:00, kryetarët e katër komunave veriore do të zhvillojnë një takim me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.