Polici e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj policor në Dretorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky konkurs është shpallur për të minioritetet që jetojnë në Republikën e Kosovës.
” Policia e Kosovës për të gjitha minoritet shpall: Konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet (serbë, boshnjakë, turq, goranë, romë, ashkalinj, egjiptianë, kroatë, malazezë, maqedonas)”.
“Vendi i punës: Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftim