Policia e Kosovës në aksion, ndalon qytetarët që qarkullojnë në sheshet e Prishtinës

Sonte Policia e Kosovës në sheshet e Prishtinës ka ndaluar persona që nuk po respektonin masat e vendosura nga qeveria.

Gazetarja e RTV Dukagjinit thotë se në rrugën “Fehmi Agani” policia ka dalë në terren për të parë nëse po respektohen masat.

Ajo thotë se disa lokale janë parë të hapura dhe po shpërndajnë pije në bazë të udhëzimit “merre me vete”, përcjell Telegrafi.

Poashtu në bazë të raportit të gazetares thuhet se policia po kontrollon çdo veturë dhe çdo kalimtarë rasti edhe në hyrje të Prishtinës duke kontrolluar qytetarët.

Në sheshet e Prishtinës sipas gazetares nuk janë parë lëvizje të shumta të njerëzve.