Automjete të blinduara të Policisë së Kosovës janë nisur në drejtim të pikë-kalimit kufitar në Jarinje.
Policia e Kosovës ka marrë informatë se dikush mund të hyjë nga Serbia, ka thënë për Indeksonline, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Kemi informata që disa motoristë serb janë nis drejt Kosovës. Policia e Kosovës me qëllim të ruajtjes së sigurisë ka marrë vendim që atyre të iu ndaloj hyrjen në Kosovë. Kjo duke pas parasysh se mund të shkaktojnë destabilizim. Policët tanë janë atje. Për shkaqe sigurie i kemi dërguar ata”, tha Elshani