Mëngjesin e sotëm një aksident më fatalitet ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Pejë, në Bresje.
Viktima është goditur nga një kamion për vdekje.
Vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF-së.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin
“Me datën 30.01.2024 rreth orës 07:23 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë (Bresje).
Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.
Bazuar në informacionet e para, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF.
Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e autostradës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zyrtar të lartë nga Divizioni i trafikut, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante”, thuhet në njoftimin e Policisë për