Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët për të lokalizuar vendndodhjen e Noizyt

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë po kërkon ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar dhe rrjedhimisht arrestuar këngëtarin nga Shqipëria, Rigels Rajkun, i njohur si Noizy, si dhe për Bahtjar Bajraktarin, shtetas i Kosovës.

Ata po kërkohen për veprën penale – lёndim i rёndё trupor.Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:192 dhe 080019999 (pa pagesë)039 432 327-Drejtoria Rajonale PejëE-mail adresa: [email protected]