Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka vdekur para pak minutave në një aksion policor në Zhur të Prizrenit.
Rastin e ka konfirmuar policia e Prizrenit, të cilët kanë njoftuar se gjatë një operacioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shperthim ku si pasoj e këtij shpërthimi kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar. Njëri nga zyrtarët policor ka vdekur.
“Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fsh. Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shperthim ku si pasoj e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar. Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë. Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes. Për informacione tjera do tju njoftojmë në vijim” thuhet në njoftim./