Burime brenda Policisë së Kosovës kanë bërë me dije që vetura që u përdor për të kryer plaqkitjen në një nga argjentaritë në qytetin e Suharekës ku u vodhën ari në vlerë mbi 200 mijë euro është gjetur në bjeshkë.
Sic mëson TV Dukagjini, veturën Policia e Kosovës e ka gjetur në bjeshket e Devetuakut, saktësisht në trekëndeshin Jezerc-Budakovë-Devetak.
Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.
Nga ky incident përveç një polici të plagosur, ka mbetur edhe një tjetër i lënduar.