Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni urgjentisht Policinë e Kosovës
Policia e Kosovës është në kërkim të Bashkim Hotit, i dyshuar për tri raste të veprës penale “Mashtrim”, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një komunikate, Policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për ta arrestuar personin e kërkuar.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë –
E-mail adresa: [email protected]