Policia e Kosovës arreston dy shtetas të Serbisë në Gjakovë, u kapën me substanca narkotike

Përdorimi i drogës është bërë një dukuri që po vazhdon të rritet dita ditës në Kosovë, pasi pothuajse çdo ditë raportohet për raste kur të rinjtë kapen duke bërë shitblerje ose duke konsumuar drogë,

Edhe gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë nën dyshimet se të njëjtit posedonin substanca narkotike.

Sinjali mëson se të arrestuarit sot në Gjakovë janë shtetas të Serbisë dhe se u kapën nga Policia me substanca narkotike.

Sipas informacioneve të para të dy të dyshuarit janë arrestuar nga Policia dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.