Policia e Kosovës është afër që të gjej akterët e shpërthimit dje në Ujman. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka konfirmuar për Indeksonline se janë në ecuri të mirë të kapin akterët e këtij rasti.
“Dje kemi kryer një bastisje në Zveçan. Kemi sekuestruar tri radiolidhje dhe një veturë të cilat me shumë gjasë lidhen me rastin në fjalë. Ende s’ka të arrestuar, por ka një person të dyshuar që për neve është interes ta intervistojmë” ka thënë Elshani.
Kapjen e këtyre personave e ka kërkuar dje edhe kryeministri Kurti duke qenë i bindur se kjo do të ndodhë së shpejti.