Gazeta raportoi dje se zyrtari i Policisë së Kosovës në Prizren, Bafti Mehmeti, është gjetur pa shenja jete në fshatin Tupec të kësaj komune. I njëjti ishte punëtor në qendrën e ndalimit në Prizren.
Policia vdekjen e tij e ka cilësuar si të dyshimtë, shkruan Sinjali.
Sipas informacioneve të para të policisë, dyshohet se i ndjeri ka pasur probleme me zemrën.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi emergjent në vendin e ngjarjes. I ndjeri ka pasur probleme me zemër. Në trupin e tij nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës. Prokurori i rastit po i zhvillon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, kanë thënë dje nga Policia.