Policia e Kosovës ka arrestuar 26 persona gjatë 24 orëve të fundit.
Arrestimi i tyre është bërë në raste të dara dhe në të gjitha rajonet e vendit për incidente dhe vepra të ndryshme penale.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, 15 prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje, një në vuajtje të dënimit ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.