Sot në mëngjes, banorët e fshatit Gremnik kanë vërejtur një eskavator që po punon afër vendit ku ishte planifikuar ndërtimi i fabrikës së çimentos.
Me të arritur aty, ata kanë kuptuar se kanë filluar ndërtimin për ndërtimin e një gurëthyesi të ri.
Pas bisedimit mes banorëve dhe dhe shoferit të eskavatorit, i cili njëherit tha se ky është ardhur të punojë me urdhër të firmës, banorët kanë lajmëruar policinë dhe inspektorët. Këta të fundit kanë arritur në vendpunim dhe kanë kërkuar dokumentet për ndërtimin që po bëhej, mirëpo shoferi i eskavatorit nuk i posedonte me vete.
Me këtë rast, shoferi është dërguar në stacion për intervistë, ndërsa banorët protestues janë larguar nga vendpunimi/Klina info/