Katër persona janë arrestuar nga policia të dyshuar për vepren penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve”.
“Të dyshuarit e arrestuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, njofton Policia
Në aksionin e zhvilluar nga organet e rendit, të ndihmuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, janë kapur drogë e llojit “Marihuanë” në vlerë prej 70 mijë eurosh.
Operacioni i zhvilluar në fshatin Greikoc të Suharekës është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit me iniciale (S. S.).