Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, policia ka gjobitur persona që nuk kanë respektuar ligjin, më saktësisht janë dënuar 1 466 persona për mosrespektimin e ligjit në trafik.
Ndërsa 235 persona të tjerë janë gjobitur për shkak se nuk kanë respektuar masat që parashohin ndalimin dhe luftimin e Covd-19.
Në të njëjtën ditë kanë ndodhur 1 aksident me fatalitet, 14 aksidente të tjera kanë ndodhur me të lënduar si dhe 43 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale, janë arrestuar 17 persona si dhe 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje.