Policia britanike publikon pamjet e arrestimit të spiunëve të Putinit – çfarë u gjet në bujtinën e rusëve?

Tre persona, dy gra dhe një burrë, janë arrestuar për spiunazh në dobi të Rusisë pasi operuan nga një shtëpi pushimi në Great Yarmouth, Norfolk.

Ata kishin lidhje me GRU-në, shërbimin e inteligjencës ruse, dhe mblodhën informacione dhe imazhe të ndjeshme.

Operacioni përfshinte përdorimin e teknologjisë së avancuar dhe identiteteve të rreme për të fshehur aktivitetet e tyre, shkruan skynews.

Vanya Gaberova, Katrin Ivanova dhe Bizer Dzhambazov

Kur policia bastisi bujtinën si pjesë e operacionit me kodin emër Skirp, ata gjetën të mbushur me pajisje teknike, përfshirë 495 karta SIM, 221 telefona celularë, 258 disqe të forta, 55 pajisje regjistrimi vizual, 33 audio-pajisje, 16 radio dhe 11 dronë.

U gjetën gjithashtu edhe 91 kartela bankare në emrat e 17 individëve dhe 75 pasaporta dhe dokumente identiteti në emrat e 55 individëve.

Ndër objektet e zbuluara ishte një lodër Minion e modifikuar me një kamerë, e cila përdorej për spiunazh.

Ndryshe, ky aksion ishte një pjesë e një strategjie më të gjerë të spiunazhit, e cila ka rrezikuar sigurinë kombëtare dhe jetën e shumë individëve. /Telegrafi