Bazuar në informacionet që kemi nga të gjitha pikat e kontrollit kufitar qarkullimi i njerëzve dhe mallrave zhvillohet normalisht, përveç se një përqendrim më i madh i automjeteve dhe personave vërehet në pikë kalimin kufitar në Merdar, ku pritjet dhe kolonat janë më të gjata.
Në orët e pasdites në pikë kalimin kufitar në Merdar në Hyrje të Republikës së Kosovës nuk ka pasur ndonjë raportim për pritje apo kolona të gjata, përderisa në Dalje janë evidentuar pritje më tepër se 3 orë.
Ne inkurajojmë të gjithë ata persona që shfrytëzojnë pikë kalimet kufitare, në këtë periudhë për dalje nga Republika e Kosovës të përdorin edhe alternativa (pika tjera kufitare) tjera, ku fluksi është me i vogël, në mënyrë që të ju shmangen pritjeve dhe kolonave eventuale.