Rreth 20 mijë fije të bimëve narkotike janë gjetur në brezin kufitar mes Kosovës dhe Shqipërisë, rreth 5 kilometra në zonën malore nga Kosharja.
Policia, pas një hetimi, në orët e para të së shtunës ka nisur aksionin, ku gjatë ditës edhe është asgjësuar e gjithë sasia e mbjellë.
Dyshimet e para të policisë janë se autorët vijnë nga Shqipëria.
“Policia e Kosovës është duke bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për identifikimin e personave përgjegjës”, thuhet në njoftim.