Sot rreth orës 11:00, hetuesit e stacionit policor të Obiliqit, kanë arrestuar tre persona të dyshuar për një rast Lëndim të rëndë trupor (therrje me thikë).
Rasti ka ndodhur me datën 01.01.2021 në fshatin Shkabaj, ku ka pasur një përleshje në mes të disa personave, me ç’rast dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore nga arma e ftohtë (thikë).
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
“Që nga dita e raportimit hetuesit policor kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore në përpjekje për të identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar. Puna e tyre është finalizuar sot ku janë arrestuar tre persona të dyshuar si dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet së është përdorur në rast.
Personat e dyshuar:
L. J, mashkull 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
J. J, mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe
A. H, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore janë proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit”, thuhet në komunikatën e PK-së.