Policia arreston tre persona në Malishevë dhe konfiskon pesë armë

7
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Carrallukë të Malishëvs pasi të njëjtit janë parë duke përdorur armë. Në koordinim më prokurorin e shtetit janë arrestuar XH.H, H.H dhe E.H.

Të njëjtit dyshohet të jenë përfshirë në veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar 2 armë zjarri të gjata, 3 armë zjarri të shkurta dhe 128 fishekë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Stacioni Policor në Malishevë, pasi kishte siguruar video incizime të postuara në rrjete sociale në të cilat të dyshuarit ishin parë duke përdorur armë, në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë tre të dyshuar: Xh.H., H.H., dhe E.H., meshkuj, shtetas të Republikës së Kosovës mbi dyshimin se të njëjtit ishin përfshirë në veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sot me datën 03.01.2024 është realizuar kontroll në vendbanimin e të dyshuarve në fshatin Carrallukë-Malishevë ku janë gjetur:  Dy (2) armë zjarri të gjata,  Tri (3) armë zjarri të shkurtra (pistoleta) dhe  Njëqind e njëzet e tetë (128) fishekë

Armët dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas përfundimit të intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, ndaj tyre është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. /