Policia në Klinë, të hënën rreth orёs 12:00, ёshtё njoftuar nga ankuesi se me datё 14.09.2024, persona tё panjohur deri sa ishin nё njё lokal nё fshatin Shtaricё, njё person ka dalё nga vetura dhe kishte shtёnё me armё zjarri nё drejtim tё oborrit tё ankuesit.
Njësitet relevante menjёherё kanё dalё ne vendngjarje, aty ku u gjet dhe sekuestrua njё gёzhojё e armёs.
Pas njё pune intensive tё hetuesve, dje është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i kёtij rasti, tek i cili ёshtё gjetur dhe sekuestruar:
njё armё – pistoletё “Browing” cal:7.65mm
njё karikator i sё njejtёs armë
njё gёzhojё
Pas intervistimit, me vendim tё prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё ndaluar pёr 48 orё.