Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.
Në Komunën e Prizrenit kishte më së shumti arrestime, gjithsej 12 persona. Në Ferizaj dhe Gjakovë u arrestuan nga 3 persona. Në pikën kufitare në Kamenicë, Policia arrestoi 2 persona, ndërsa në Mitrovicën Veriore dhe atë Jugore u arrestua nga 1 person.
Prishtina, Gjilani dhe Peja ishin komunat më të disiplinuara.
Atje nuk u ndalua e arrestua asnjë person për mosrespektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.
Më poshtë, statistikat e publikuara nga Policia.