Një zyrtar policor rreth orës 5 të mëngjesit të së dielës vrau një qytetar në Gjilan.
Polici në fjalë në atë moment nuk ishte në detyrën e tij, shkruan gazeta inFokus.
E arsyeja e vrasjes është tejet banale.
Megjithatë Prokuroria Themelore në Gjilan raporton se ende nuk dihen motivet e vrasjes, mirëpo bëhet e ditur se deri tek kjo erdhi pas një aksidenti në komunikacion.
I dyshuari V.H qëlloi me armë zjarri në drejtim të viktimës L.S që si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në vend.
Me urdhër të prokurorisë, i dyshuari V.H., është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin e veprës penale “Vrasja e rëndë” dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit nga gjykata kompetente në Gjilan.