Polici Sami Thaçi i cili u vra sot gjatë bastisjes së një aksioni anti Drog në Zhurë të Prizrenit, ishte një nga pjesëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku në moshën 16 vjeçare ishte pjesë e grupeve çlirimtare që morën pjesë në rrugë për Shqipëri, për tu armatosur kundër pushtuesit serb.
Shaban Osmanollaj ka treguar se aksioni në të cilin ka humbur jetën Sami Thaçi ka qenë operacioni i Policisë së Kosovës ka pasur të bëjë me parandalimin dhe zbulimin e narkotikëve.
Gjatë këtij aksionit ka humbur jetën një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe dy të tjerë janë mbetur të lënduar.
Sami Thaçi është nga Shkarashniku, një vendbanim në komunën e Malishevës.