Një zyrtar policor i Policisë Rajonale në Gjakovë është suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës. Ndaj tij kanë nisur hetimet dhe tashmë është zbuluar dyshimi që rëndon mbi të.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se polici i suspenduar është Arsim Alija, ndaj të cilit është lëshuar edhe urdhri për ndalim policor
Alija është dërguar në mbajtje nën dyshimet se ka kryer veprën penale “Kanosje” – incident ky që dyshohet të ketë ndodhur mbrëmë.
Polici i suspenduar po dyshohet se është përfshirë në një konflikt në trafik, ku pas një mosmarrëveshje ka kanosur një person.
Në bazë të informacioneve të para, Alija dyshohet se e ka kërcënuar viktimën me armë e madje ka qenë edhe nën ndikimin e alkoolit.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije për Sinjalin se polici i suspenduar ka qenë jashtë detyrës zyrtarë kur ka ndodhur rasti.