Polici i ri Edison Berisha nga Volljaku i Klinës shërohet pas aksidentit të rëndë që kishte

Polici nga fshati Volljak i Klinës, Edison Berisha, ka dhënë një lajm të mirë përmes rrjetit të tij social FB.

I njëjti, vitin e kaluar ka pësuar një aksident të rëndë trafiku, ku edhe gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë.

Ai ka treguar se tani është më mirë, ndërsa ka falënderuar të gjitha ata që ndihmuan në shërimin e tij, me theks të veçantë, Stacionin Policor në Klinë, ne krye me Komandantin, Ragip Bytyqi dhe Toger Skënder Morina.

Ky është njoftimi i plotë:

Falënderimi i takon Zotit për shëndetin dhe mirësitë e tij.
Falënderim i veçantë për spitalin “Orthopädisches Spital Speising “ në Vienë – Austri ????????.
Me anë të këtyre falënderimeve zyrtare përmes Kosovo Police,me Komandantin e Stacionit Policor të Klinës: Kapiten Ragip Bytyqi dhe Toger Skënder Morina dhe të gjithë kolegëve, kemi shprehur falënderim dhe mirënjohje për Spitalin në fjalë.
Pas një aksidenti të rëndë trafiku që e kam përjetuar një vit më parë , ku si pasojë kam pësuar lëndime (thyerje) të rënda në krahun e majtë dhe pas shumë sakrificave e operimeve pa sukses në Kosovë e Turqi e pas një infeksioni të rëndë në dorë që u shfaq pas operimit në Turqi e që zgjati afër 6 muaj, atëherë në momentet më kritike Spitali në Austri vendosi të marrë përsipër intervenimin e menjëhershëm.
Me anë të këtyre falënderimeve simbolike e kemi falënderuar Spitalin e lartëcekur për mundin, kujdesin, dashurinë, respektin dhe shpenzimet e mëdha në operime , akomodim në Spital dhe në terapi që kaluan shifrën prej njëqind mijë (100.000) euro, shumë kjo të cilën Spitali publiko-privat “Orthopädisches Spital Speising” e mori përsipër deri në shërim të plotë.
Falënderim për të gjithë ata familjarë, shokë e kolegë që më qëndruan afër gjatë kësaj sfide e në veçanti për Zonjën Ibadete Kryeziu e cila pas shumë angazhimeve dhe insistimeve në këtë Spital, arriti që ta mundësojë në mënyrën më të
mirë.

/>