Familja e policit, Haki Gërguri, të aksidentuar dy ditë më parë në komunën e Obiliqit, nuk po mund ta përballojnë shumën financiare prej 3 mijë eurosh për shërimin e tij.
Në një njoftim që po qarkullon në rrjetet sociale, kërkohen këto para si pagesë fillestare për operim të Gërgurit.
“Na duhet ndihma juaj për vëllaun tonë. Na duhet mbledhja e të hollave në vlerë prej 3000 euro për fillim të operimit të parë. Kush është i vullneti të mirë lë të na ndihmonë”, thuhet në njoftimin e shoqëruar me fotografinë e policit.