Abuzimi me substancat narkotike nga të rinjtë, dukuri kjo që luftohet nga Policia e Kosovës, siç duket ka zënë vend edhe mes tyre. Një polic i Kosovës u arrestua sot në Prishtinë, i dyshuar për lëndë narkotike,
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se polici që u kap në flagrancë është Arbnor Rexhepi, zyrtar në Divizionin e Sigurimit.
Bazuar në informacionet e para, polici Rexhepi është kapur në flagrancë duke blerë narkotikë, të llojit kokainë te Parku i Qytetit.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor do të ndërmerren veprimet e nevojshme.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.