Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është plagosur pasi u qëllua nga djali i saj, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mori vesh ekskluzivisht Sinjali, i dyshuari për rastin është një zyrtar policor, i cili dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri nënën e tij.
Sinjali mësoi se polici që qëlloi me armë nënën e tij, është Samir Pacolli, 20-vjeçar.
Ndërkohë, Sinjali ka mësuar detaje të reja rreth këtij incidenti, ku i dyshuari mësohet se e ka plagosur nënën e tij në kokë, teksa ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë së tyre.
Gjendja e të lënduarës vazhdon të jetë e rëndë dhe drejtori në Klinikën Emergjente, Naser Syla tha për Sinjalin se ajo pritet të operohet nga mjekët kujdestar.
“Gjendja e të plagosurës është e rëndë, ende nuk është intervenuar, pritet të intervenohet për t’u operuar nga ekipet kujdestare të kirurgjisë”, tha ai për Sinjalin.
E lidhur me rastin, Inspektorati Policor i Kosovës tashmë ka rekomanduar suspendimin e tij teksa është bërë e ditur se iu është konfiskuar arma zyrtare e cila dyshohet se është përdor në këtë