Artur Mrasori, polici i Republikës së Kosovës i cili mbeti i lënduar në incidentin që ndodhi në Zhur të Prizrenit, është nisur për trajtim jashtë vendit, në Turqi.Pas trajtimit që ka marrë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, gjendja shëndetësore e policit Mrasori është stabilizuar dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Për të siguruar një trajtim të mëtutjeshëm për gjendjen e tij, Mrasori është dërguar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Kosovës në një spital në Turqi.Së bashku me policin Mrasori ka udhëtuar edhe babai i tij, Ganimet Mrasori./Klinainfo