Poashtu edhe Fshati Gllarevë pjesë e Karvanit Shëndetësor

Klinë, 13 Korrik 2023 –
Është duke u realizuar karvani i katërt shëndetësor për vetëdijesimin e qytetareve për sëmundjet jo ngjitëse për temat: ndikimi i duhanit, alkoolit, aktiviteti fizik, të ushqyerit e shëndetshëm, ku qytetarët kanë plotësuar kartën e vlerësimit dhe më pas kanë bërë kontrolle tek ekipet e stafit.

Në vizitë ishte Drejtori i QKMF-së Prof.Ass.Dr.Gazmend Bojaj dhe Kryeinfermierja Teuta Bacaj Rukolli me stafin shëndetesor percjellës për të berë hapjen e ketij aktiviteti shumë te rendesishëm për qytetarët e Komunës se Klinës , në ketë rast fshatit Gllarevë.

Ky aktivitet po realizohet në kuadër të projektit “Kujdesi shëndetësor i qasshëm dhe cilësor- #aqhproject” i cili zbatohet nga Swiss TPH dhe Syri i Vizionit dhe financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Falënderojmë stafin e QKMF ” Nena Tereze” Klinë për angazhimin maksimal dhe pjesëmarrjen e vazhdueshmë ne keto aktivitete.

Me respekt,
Drejtoria