Po zhvillohen 50 vaksina kundër koronavirusit, dy në faza të avancuara

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se deri më datën 21 mars është aprovuar zhvillimi i 50 vaksinave gjithsej. Dy prej tyre janë në faza të avancuar dhe kanë nisur provat klinike dhe 48 të tjera janë në faza të hershme pasi nuk kanë nisur në testime.

Dy vaksinat që janë në një fazë më të avancuar, njëra po zhvillohet nga Instituti i Bioteknologjisë në Pekin dhe dyta po zhvillohet nga Moderna/Naid, një partner për Provimin e Planifikuar të Vaksinës për koronavirus.

Lista e vaksinave

Lista e vaksinave që po zhvillohen u bë e ditur nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) për qëllime informimi për zhvillimet rreth luftës ndaj virusit Covid.

OBSH njofton se këto nisma nuk janë të njohura nga OBSH-ja.

OBSH sqaron se, për çdo vaksinë, që do të përdoret në rang global merren hapa të kujdesshëm duke kaluar disa aprovime deri në miratime përfundimtare.

Sigurisht që nuk do të pranohen të gjitha vaksinat, pasi ka një sërë hapash për saktësinë, përshtatshmërinë, efikasitetin, sigurinë.

Procedurat

Nëse ndonjë nga këto produkte futet në qarkullim pa marrë aprovimet që dihen tashmë, OBSH ka deklaruar se nuk mban asnjë përgjegjësi për dëmet që mund të krijojnë vdekje, vuajtje, paaftësi, dëmtim etj.

Procedurat normale për zhvillimin e një vaksine në praktikat e deritanishme kërkojnë së paku 1 vit e gjysmë, ndërsa këtë herë të gjitha qarqet e shëndetësisë të mbështetura edhe nga politika po përshpejtojnë përpjekjet për të zhvilluar sa më shpejt vaksinën, për shkak se i gjithë globi po mban frymën.