Po vazhdon numërimi i votave të diasporës, me kusht dhe personave me nevoja të veçanta
Është duke vazhduar numërimi i votave të diasporës, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta për zgjedhjet e 17 tetorit.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se planifikojnë që numërimin e këtyre votave ta bëjnë këtë javë ashtu që të shpallet rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve.
Elezi tha se KQZ ka pranuar rreth 5 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime por vetëm pas procesit të verifikimit do të dihet saktë se sa është numri i tyre.
Ai tha se KQZ’së në zgjedhjet lokale të vitit 2013 i janë dashur 17 ditë deri në certifikimin e rezultateve përfundimtare të raundit të parë derisa në vitin 2017 vetëm 12 ditë.
KQZ ka njoftuar se janë duke regjistruar në sistem të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve të zgjedhjeve për Kuvendet Komunale