Ditën e sotme është raportuar se ka pasur bllokime të llogarive në Instagram.
Përdoruesit u ankuan se llogaritë e tyre janë mbyllur ose u janë hequr ndjekësit.
Lidhur me këtë shqetësim kompania e Instagramit në Twitter bën një deklaratë.
Në postimin e tyre shkruhej se janë duke shqyrtuar problemet.
“Ne jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me qasjen në llogarinë tuaj në Instagram. Po e shqyrtojmë dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin.”, ka shkruar kompania e Instagtamit në platformën Twitter
We're aware that some of you are having issues accessing your Instagram account. We're looking into it and apologize for the inconvenience. #instagramdown
— Instagram Comms (@InstagramComms) October 31, 2022