Numri i aksidenteve ditëve të fundit është rritur ndjeshëm në Kosovë. Përveç pjesëmarrësve në komunikacion, të rrezikuar janë edhe banorët shtëpitë e të cilëve janë afër rrugëve.
Një lexues i Gazetës nga fshati Gllarevë e Klinës ka thënë se si pasojë e aksidenteve në magjistralen Pejë Prishtinë, banorët shpesh janë të rrezikuar për shkak se shtëpitë e tyre janë pranë rrugës.
Ai ka dërguar disa video të dy aksidenteve që kanë ndodhur vetëm brenda kësaj jave, e ku shihen vetura të aksidentuara pranë shtëpisë së tij.
Sipas tij është shumë e rëndësishme që Policia të shtojë kontrollet në këtë aks rrugor, pasi më të rrezikuarit janë fëmijët.