Gjuajtjet me armë zjarri gjatë ndërrimit të motmoteve janë bërë ‘traditë’ në Kosovë. Si pasojë e përdorimit të armëve nëpër festa, shumë qytetëtarë po pësojnë nga plumbat qorr.
Një burrë në Prishtinë u godit nga një plumb qorr derisa kishte dalur në oborrin e shtëpisë, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.
“Viktima është dërguar ne QKUK-në dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë”, ka konfirmuar policia.
Ndërsa, në rrugën ‘Aziz Kelmendi’ në Prishtinë, dje policia ka gjetur dhe sekuestruar nëntë (9) gëzhoja kalibër i panjohur.
Një burrë në Podujevë ka raportuar se vetura e tij është dëmtuar si pasojë e goditjes nga një plumb qorr.
‘Fsh. Sfeqel, Podujevë 01.01.2020-12:30. Ankuesi mashkull ka raportuar se, vetura e tij është goditur nga një ‘plumb qorr’. Në vendin e ngjarjes është gjetur një predhë. Nuk raportohet për lëndime në njerëz ndërsa rasti vazhdon të hetohet’, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Një rast i tillë po hetohet nga policia edhe në Fushë-Kosovë. Një burrë ka raportuar se vetura e tij është godituar nga një plumb qorr