Meçi në mes të Tyson Furyt dhe Doentay Wilder është bërë shumë interesant ende pa filluar.
Dy boksierët janë përplasur në skenë derisa po i kryenin matjet zyrtare.
Ata janë shtyrë në mes vete dhe kanë pasur një konfrontim verbal.
Ishte pikërisht Wilder që ra pre e provokimeve të Furyt dhe e filloi zënkën në skenë.
Në fund është dashur ndërhyrja e skuadrave për të qetësuar situatën.
Wilder dhe Fury do të ndeshen në mëngjesin e së dielës në garën për titullin e WBC-së që aktualisht e mban amerikani.
Ndeshja e parë e tyre kishte përfunduar në barazim