Dhuna në familjet kosovare është një dukuri mjaft shqetësuese. Përveç rasteve ku gratë sulmohen nga bashkëshortët, shpesh ka telashe edhe mes anëtarëve të tjerë të familjes. Nuset, vjehrrat e kunatat jo rrallëherë përfshihen në konflikte që përcillen me ofendime dhe eskalojnë edhe në dhunë fizike ndaj njëra-tjetrës,
Kështu ka ndodhur të hënën në një familje në rrugën Marali të Malishevës, ku dy gra (kunata) janë përfshirë në një përleshje me njëra-tjetrën.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ngjarja ndodhi në shtëpinë e tyre, ku pas një konflikti verbal, njëra prej tyre ka sulmuar tjetrën fizikisht nusen e vëllait, çka ka bërë që të ndërhyjnë edhe anëtarët tjerë të familjes.
Si pasojë e lëndimeve që kanë pësuar, viktimat janë dërguar në QKMG për trajtim mjekësor, ndërsa më pas janë ëstë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tyre, në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.