Në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, po vijojnë angazhimet policore në zbatim të planit operativ ”Goditja” në realizimin e detyrave dhe angazhimeve që dalin nga ky plan operativ, me numër të shtuar të patrullimeve, kontrolleve në lokacione të ndryshme që frekuentohen nga qytetarët.
Si rezultat i angazhimeve në teren, nga data 29.08.2023 deri me datën 05.09.2023 janë realizuar këto aktivitete:
Janë realizuar 502 patrullime policore
Janë realizuar 252 pika kontrolli të automjeteve
Janë kontrolluar 1349 vetura
Janë legjitimuar 1908 persona
Janë realizuar 47 pika kontrolli me radar dhe alkootest,
Janë kontrolluar 2 lokale të ndryshme,
Janë konfiskuar 3 armë zjarri ,
Janë konfiskuar 04 armë të ftohta ( thika)
Janë arrestuar 2 persona
Janë arrestuar 04 persona te kërkuar me urdhëresa nga gjykatat
Angazhimet në realizimin detyrave operative do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.