Planet Berisha takon legjendën e boksit Luan Krasniqi për këshilla dhe zhvillim profesional

Boksieri i talentuar Planet Berisha është takuar me legjendën shqiptaro-botërore të boksit, Luan Krasniqi, në një bashkëbisedim mbi profesionin dhe zhvillimin e karrierës. Në takim ishin të pranishëm edhe trajneri aktual i Berishës, Agim Krasniqi, si dhe boksieri profesionist Ardian Krasniqi, nipi i Luanit.

Ushtrimet e Planet Berishës po vazhdojnë me intensitet në Rottweil, Gjermani, ndërsa ai mbetet i përkushtuar për të përfaqësuar me krenari Federatën e Kosovës dhe qytetin e tij, Klinën. Ky takim pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në rrugëtimin e tij në boksin profesionist./Klina info/