Përfaqësuesja e Kosovës në boks për të rinj (17 – 18 vjeçar) ka udhëtuar sot drejt Shkupit për të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Arena Kup”, që do të mbahet nesër.
Në mesin e 5 boksierëve, është edhe Planet Berisha nga Klubi i Boksit “Dukagjini” në Klinë.
Këtë e ka bërë të ditur edhe Drejtori i Klubit nga Klina, Hajdin Balaj.
Ai përmes Klina.info ka thënë se pret shumë nga Planeti, dhe beson në suksesin dhe talentin e tij./Klina info/