Një incident që ndodhi sonte në Pejë, dyshohet se ka eskaluar në përdorimin e armës dhe për pasojë ka persona të plagosur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe tashmë pritet të dalë edhe Prokurori i Shtetit.
Në një prononcim për Sinjalin, prokurori kujdestar tha se tre persona janë plagosur. Ndërkohë Sinjali ka mësuar se viktimat janë një burrë me dy djemtë e tij.
Tre personat e plagosur janë nga familja Berisha dhe sipas informacioneve të para që ka Sinjali, njëri prej tyre është në gjendje kritike.
Ky i fundit po transferohet në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.