Dy të dyshuar janë arrestuar për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Klinë.
Kështu ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi duke treguar se gjatë arrestimit janë gjetur dhe sekuestruar: një armë pistoletë M57, një karikator i së njëjtës armë, pesë fishekë, dy gëzhoja dhe një brisk.
Tё dyshuarit, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhërtё prokurorit tё shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.
Lidhur me këtë i cili ndodhi në orët e vona të së dielës, detaje për Klina info ka dhënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Tre persona janë të lënduar, dy prej tyre me mjete të forta, derisa një tjetër dyshohet nga arma e zjarrit. Gjendja e këtij të fundit është më e rënduar. Ata janë janë dërguar për emergjencën e spitalit rajonal. Rasti ka ndodhur rreth orës 22:41”, deklaroi Gashi.