Plagosja në Istog, të përfshirë dy biznesmenë të njohur në këtë qytet

Të shtëna armësh janë dëgjuar në orët e vona të natës në Istog. Në rrugën “Zahir Pajaziti” , ndërsa dy biznesmenë ishin përfshirë në një sherr ku pati edhe të plagosur.

Arsyeja e plagosjes ka qenë një sherr i mëhershëm midis dy biznesmenëve, Shaban Hasanaj e Mirsad Gegollaj.

Dyshohet se Hasanaj e ka plagosur me armë armë zjarri Gegollajn, ndërsa nga të shtënat janë dëmtuar edhe xhamat e shtëpisë së tij.

Mirsad Gegollaj ka mbetur i plagosur në qafë nga arma e zjarrit, por që gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

I dyshuari që ka shtënë me armë është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.