Para pak minutash në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri ku si pasojë e kësaj një person është plagosur, shkruan Express. Gazeta mëson se personi i cili po kërkohet si i dyshuar nga policia e që e besohet se e ka kryer plagosjen është Azem Uka, i njohur në Pejë si ‘Azem Sakica’. Ndërkohë viktima është Kushtrim Krasniqi.
Ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në spitalin e Pejës
E Lajmin për plagosjen për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 12:43 policia ka pranuar informatën së në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, një person është plagosur në këmbë dhe është dërguar në spitalin rajonal të Pejës. I dyshuari është i njohur për policinë, është në arrati, policia është duke punuar për kapjen e tij”, ka thënë Rugova.
E ndërkohë i dyshuari për plagosjen ka ikur nga vendi i ngjajres. Policia e Pejës në këto momente po kryen bastisje rreth këtihn lokacioni në disa lagje të Pejës./