Mëngjesin e sotëm është plagosur me armë zjarri një zyrtare policore në Prishtinë. Dyshohet se ajo është plagosur aksidentalisht nga një koleg i saj.
Incidenti dyshohet se ka ndodhur brenda Stacionit Policor Jugu.
Lidhur me rastin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për IndeksOnline se Inspektorati Policor po merret me rastin./