Një person gjatë ditës së shtunë është plagosut në fshatin Bishtazhin , në komunën e Gjakovës, shkruan IndeksOnline.
Sipas policisë viktima është në gjendje të rëndë, i cili është transportuar nga një qytetar për në spitalin “Isa Grezda”.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar Krist Gjokaj nga Policia e Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe arma është konfiskuar.
“Sot me datën 14.03.2020, rreth orës 15:30, jemi njoftuar për një rast plagosje në fshatin Bishtazhin, ku viktima i lartcekur në gjendje të rëndë ishte transportuar nga një qytetar për në spitalin Isa Grezda në Gjakovë. Patrullat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar të dyshuarin e lartcekur i cili ka pranuar veprën dhe ka dorëzuar armën e cila sipas tij është përdorur në rast, AL47. I dyshuari është arrestuar dhe arma është konfiskuar. Ndërsa patrulla në spital kemi mësuar se viktima për shkak të gjendjes së rëndë ishte dërguar me autoambulancë në QKUK. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar, si dhe janë ftuar të gjitha njësitet përgjegjëse për rast”, ka konfirmuar Gjokaj