Një person ka njoftuar policinë se derisa ishte duke qëndruar në një lokal në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, është goditur në bërryl të dorës nga një plumb.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën, transmeton IndeksOnline.
Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20 e 30 minuta. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia e cila po merret me hetimin e rastit